Buxheti i 2025-sës për Bashkitë do të ndahet sipas të dhënave të reja të censit

Data

Bashkitë, popullsia e të cilave është rritur ndërmjet cens 2011 dhe cens 2023, do të marrin më shumë fonde në buxhetin e vitit që vjen në krahasim me bashkitë e tjera, të cilat kanë pësuar rënie të popullsisë

Censi i vitit 2023 rezultoi me ulje të numrit të popullsisë krahasuar me Censin e vitit 2011 me 397,852 banorë, ose 14.21% më pak.

Ministria e Financave referon se, pavarësisht humbjeve të popullsisë me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, në formulën e vitit 2025 është vendosur një rregull fiskal që asnjë njësi e vetëqeverisjes vendore nuk do të marrë më pak se 105% të fondeve që i janë akorduar në vitin 2024.

Si rrjedhojë, bashkitë të cilat rezultojnë me numër popullsie më të lartë sipas Censit 2023 krahasuar me atë të vitit 2011 do marrin më shumë fonde, sqaron më tej Ministria e Financave.

Sipas të dhënave të cens, nga të 61 bashkitë vetëm 6 bashki kanë rezultuar me rritje të popullsisë në periudhën ndërmjet censeve dhe ato janë Bashkitë e Tiranës, Dropullit, Himarës, Sarandës, Beratit dhe Dimalit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related