Lulzim Basha: SPAK duhet të hetojë deri në fund skandalin ‘McGonigal’, Rama nuk i shpëton dot drejtësisë

Data

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh dje gjatë një interviste për mediat se hetimi i skandalit McGonigal, ku kryeministri Edi Rama dyshohet për korruptimin e një zyrtari të lartë të sigurisë amerikane, nuk do të ndalet vetëm në Shtetet e Bashkuara, por do të hetohet edhe në Shqipëri. Basha theksoi se për herë të parë në 34 vite SPAK po çon para drejtësisë figura të larta të politikës, dhe shtoi se ky proces nuk mund të ndalet as për kryeministrin Rama, pas 12 vitesh aferash korruptive që kanë dëmtuar ekonominë dhe jetën e shqiptarëve. Ai e quajti të rëndësishme mbështetjen për SPAK-un, duke garantuar se drejtësia duhet të funksionojë pa u ndikuar nga politikanët që kërkojnë të fshehin abuzimet e tyre me pushtetin.

“Kam bindjen se hetimi i skandalit të shekullit McGonigal ku për herë të parë në historinë e NATO-s, kryeministri i një vendi anëtar korrupton një zyrtar të lartë të sigurisë të një vendi tjetër anëtar, vendit më të rëndësishëm të aleancës, nuk do të mbetet pa u hetuar deri në fund edhe në Shqipëri. Ndërkohë që hetimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultoi në dërgimin me 6 vite e gjysëm burg të protagonistit të asaj ane të oqeanit. Ndërkohë që kemi protagonist edhe në këtë anë të oqeanit, i cili duhet me patjetër të hetohet deri në fund. Prandaj është shumë e rëndësishme të jepet një mbështetje totale SPAK-ut i cili për herë të parë në këto 34 vite po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë, duke hetuar ata që konsideroheshin të paprekshëm, duke çuar para drejtësisë ministra, ish-ministra, qeveritarë, ish-qeveritarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related