Banorët e Bazelit kanë votuar të dielën për të miratuar financimin publik të festivalit të këngës Eurovision që në vitin 2025 do të mbahet në qytetin e tyre
Rezultatet preliminare sugjerojnë se shumica e banorëve kanë pranuar që të merret një kredi prej 40 milionë eurosh për të financuar edicionin e 69-të të festivalit në maj të vitit tjetër.
Fondet do të përdoren për të organizuar festivalin, përfshirë akomodimin e pjesëmarrësve, por edhe për zgjerim të transportit publik lokal.
Në mesin e votuesve, 66.4 për qind e tyre kanë votuar në të mirë të marrjes së kredisë.
Në gjithë shtetin, banorët kanë votuar për çështje të ndryshme, përfshirë nëse duhet zgjeruar autostradat, si dhe propozime për skema shëndetësore, dhe ato të banimit.
