Në aktivitetin e organizuar nga LDGSH, kryedemokrati u shpreh se në Parlamentin shqiptar ende nuk ka një rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të grave.
“Zëri i tyre mungon në çdo rast kur ato duhet të jenë avokate kryesore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Zëri i tyre mungon edhe në rastin e dhunës ekstreme ndaj grave”, u shpreh ai në aktivitet
Është fakt i pamohueshëm se në rast se u arrit që diskriminimi financiar të marrë një goditje të mirë dhe hendeku financiar në paga mes burrave dhe grave të zbresë nga36 % në 17.8% në vitin 2013, pra të afrohet shumë me atë që ekziston në BE, përsëri pas vitit 2013, ky hendek u thellua pa ndërprerë dhe sot ka shkuar aty ku kemi qenë.
Por nëse ndiqni dhe sigurisht që shqiptarët e ndjekin, qëndrimin dhe diskursin e përditshëm, fjala grua, dhunë ndaj saj, barazi e saj me burrin, luftë kundër diskriminimit, politik, social, ekonomik janë zhdukur nga fjalori i qeveritarëve, mjerisht edhe ministreve të Shqipërisë.
Zëri i tyre mungon në çdo rast kur ato duhet të jenë avokate kryesore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Zëri i tyre mungon edhe në rastin e dhunës ekstreme ndaj grave. Është e papranueshme që me gjithë numrin e konsiderueshëm të tyre në parlament, ndonëse kanë sjellë rezoluta për të dënuar opozitën nuk kanë sjellë një rezolutë për të mbrojtur dhe sanksionuar të drejtat e grave dhe të fëmijëve, në atë parlament.
