“Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet”/ Avokatët e “Metamorfoza” pas deklaratës së Dumanit: Vlera e përgjimeve të…

Data

Avokatët e të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, kanë reaguar pas intervistës së kreut të SPAK, Altin Dumani, dhënë mbrëmjen e shkuar. Konkretisht me antë të një deklarate avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Braimllari thon⌂ se kanë dëgjuar me shumë vemendje deklarimet e Dumanit. Ata shtojnë se u vjen mirë që më në fund një prokuror i SPAK, aq më tepër drejtuesi i tij, pranon të komentojë në media edhe në lidhje me një çështje konkrete sikurse është ajo që njihet nga publiku si Metamorfaza -1.

Avokatët thonë se deklarimet në media të prokurorit Dumani për këtë çështje janë të mirpritura për sa pretendoi se të dhënat e SKY ECC nuk mund të jenë të vetmet në një proces gjyqsor dhe, Prokuroria e Posaçme i kanë përdorur këto të dhëna për të gjetur provat proceduriale.

Sipas tyre, në dosjen metamorfoza ku ata shërbejnë si mbrojtës dhe gjenden në krahë të kundërta, por përballë Gjykatës, shtojnë ata, vështirë të gjendet ndonjë provë fizike, gjurmë daktiloskopike, pamje filmike, provë me dokument apo me dëshmitarë, që të provojnë, në mënyrë të pavarur nga përmbajtja e përgjimeve, akuzat që janë ngritur vetëm mbi hamendësimet e bisedave të përftuara nga përgjimet e SkyECC.

Në reagim ata tregojnë disa momente, për të cilat thonë se ndajnë qëndrime të ndryshme me Prokurorët e çështjes një prej të cilëve është vetë Dumani. Në përfundim, avokatët thonë se nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa çfarë argumentojnë vendimet e huaja, si dhe cfarë ka thënë edhe Dumani në parashtrimin para Gjykatës Kushtetuyese se ato të dhëna janë rezulatte të përgjimeve dhe vlera e tyre duhet të kushtëzohet nga përmbajtja e legjislacionit francez dhe të atij shqiptar, pa lejuar asnjë qëndirm inferior dhe përulje ndaj çdo vendimi që nuk përputhet me legjislacioni procedurial dhe kushtetues në Republikën e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Nga: Avokatët pjesëmarrës në çështjen penale nr 09/2023 (njohur si Metamorfoza -1)

Ylli Manjani,

Gurali Braimllari,

Dëgjuam me shumë vemendje deklarimet e zotit Altin Dumani, drejtues i SPAK në emisonin e gazetarit Alban Dudushi.

Na vjen mirë që më në fund një prokuror i SPAK, aq më tepër drejtuesi i tij, pranon të komentojë në media edhe në lidhje me një cështje konkrete sikurse është ajo që njihet nga publiku si Metamorfaza -1.

Sikurse dihet, gjykimet e deri sotme në këtë çështje janë zhvilluar me dyer të mbyllura prandaj edhe transparenca mbi përmbajtjen e të dhënave dhe debatet në procesin gjqyësor, nga ana jonë ka qenë krejtësisht i kufizuar duke mos dhënë përgjigjet e duhura mbi disa aspekte që “drejtësia Popullore” me “transkripte” të nxjerrja nga dosja dhe nga konteksti, me identifikim të dyshimtë dhe me deformime të përmbajtjes së tyre, ka gjykuar, deklaruar fajtor dhe ka dënuar të gjithë personat e dyshuar të kësaj çështje.

Deklarimet në media të prokurorit Dumani për këtë çështje janë të mirpritura për sa pretendoi se të dhënat e SKY ECC nuk mund të jenë të vetmet në një proces gjyqsor dhe, Prokuroria e Posaçme i kanë përdorur këto të dhëna për të gjetur provat proceduriale. Në fakt, në dosjen metamorfoza ku ne shërbejmë si mbrojtës dhe gjendemi në krahë të kundërta por përballë Gjykatës, vështirë të gjendet ndonjë provë fizike, gjurmë daktiloskopike, pamje filmike, provë me dokument apo me dëshmitarë, që të provojnë, në mënyrë të pavarur nga përmbajtja e përgjimeve, akuzat që janë ngritur vetëm mbi hamendësimet e bisedave të përftuara nga përgjimet e SkyECC.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related