Gjatë 20 viteve të fundit, faqet e kodrës me ullinj në periferi të qytetit të Sarandës, u shndërruan pak nga pak në hapësira ndërtimi, ku sot, më shumë se 30 banesa, përbëjnë një lagje të vogël, me shtëpi private
“Në fillim fare, edhe rrjetin elektrik brenda lagjes e kemi bere vet. 10 shtëpitë e para, më pas kush vinte paguante një pjese e cila ndahej me atyre 10 shtëpive të para, pastaj I 12 prap e njejta gje e ndahej mes 11 të parëve”, shprehet një prej banorëve të kësaj lagjeje. 27 – vjeçari, tregon që me sa mban mend ai i vetmi investim i bërë nga pushteti lokal në këtë zonë është rruga. “Edhe atë në gjysmë, skishte fonde për ta cuar deri ne fund të lagjes na thanë”, tregon ai. Por kur pyetet për ujërat e ndotura përgjigja është shumë e shpejtë. “Çdo shpia ka gropën e vetëm septike ku i grumbullon”.
Por realiteti është se kjo lagje e vogël, nuk është e vetmja në Shqipëri ku kanalizimet e ujërave të ndotura dhe trajtimi i tyre mungon. Zona të tilla, madje shumë herë më të mëdha gjenden pranë çdo qyteti shqiptar.
Per ERRU, problemi kryesor vazhdon të mbeten Zona Rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike, “por që lënë mjaft për të dëshiruar në drejtim të respektimit të standardeve teknike të zbatimit të tyre”.
Ujërat e ndotura, ERRU: Sfidë për sektorin
Për vitin 2023 nga raportimet zyrtare të 17 shoqërive UK për raportin e Entiti Rregullator të Ujit, raportohet se në total, mbulimi me kanalizim të ujërave të zeza në të gjithë vendin është në nivelin e 54.8%.
