Vladimir Putin konfirmon sul@in rus në Ukrainë: Përdorëm rake@a me rreze të mesme veprimi, ishte përgjigje ndaj arm@ve amerikane

Data

Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se sulmi i mëngjesit të sotëm në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, u krye me një raketë “të re konvencionale me rreze të mesme veprimi”

Raketa ishte koduar me emrin Oreshnik, shtoi ai.

Putin tha se sulmi ishte përgjigje ndaj përdorimit të armëve të prodhuara në SHBA nga ana e Kievit

“Në përgjigje të përdorimit të armatimit me rreze të gjatë amerikane dhe britanike më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një provë e sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike“, tha Putin, përpara se të shtojë se “testi ishte i suksesshëm dhe se u arrit”.

“Një nga komplekset industriale më të mëdha të njohura që nga epoka sovjetike është goditur në territorin e Ukrainës, në qytetin e Dnipropetrovsk. Ajo është ende duke prodhuar raketa dhe armatime të tjera,” shtoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related