Asociacioni, BE e prerë: Detyrimet e dialogut nuk mund t’i kalohen komunave

Data

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në një përgjigje për agjencinë kosovare të lajmeve “Kosova Press” të mërkurën, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund t’ua delegojë komunave detyrimet që burojnë nga marrëveshjet e mëparshme të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka deklaruar se qeveria nuk mund të hartojë statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe jashtë kornizës së dialogut, ashtu sikurse ka sugjeruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje publike, ndërsa ka kërkuar nga ekzekutivi që pa vonesa të dërgojë draft-statutin e hartuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese.

“Çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së, dhe të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Kjo gjithashtu do të thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin jashtë dialogut. Ajo nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj apo t’ua delegojë komunave me shumicë serbe në Kosovë”. Duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili është derivat i marrëveshjeve të arritura nga qeveritë e kaluara kosovare në kuadër të procesit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, kreu aktual i ekzekutivit ka përsëritur se ai nuk mund të formojë asociacione, ngase sipas tij, kjo bjen nën autoritetin e komunave. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje edhe në fillim të vitit të kaluar, në Bruksel, pastaj në Ohër, në kuadër të së cilës bën pjesë edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Në nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit thuhet se Kosova do të veprojë në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut në Bruksel.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related