Data e zgjedhjeve 2025, Begaj: Proces intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë

Data

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka nisur konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Gjate paradites kreu i shtetit ka takuar kryetarët e 6 partive të vogla parlamentare për të dëgjuar mendimin e tyre se cila është data më e përshtatshme parlamentare për të zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme.

Agron Duka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule e Dashamir Shehi mbështesin idenë që shqiptarët të shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur forcën politike që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme në datën 4 maj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj ka kërkuar që përcatimi i datës së zgjedhjeve paralementare 2025, të jetë proces intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë.

Begaj: Legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron.

Ky pushtet i zgjedhësve nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike që Presidenti i Republikës e cakton për shqiptarët me qëllimin që ata të shprehin vullnetin e tyre.

Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë.

Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar.

Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.

Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, dhe jo në keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme.

Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related