Patronazhimi i kafshatës, vota e 2025

Data

Dua kaq emra, miq, të afërm, familjarë, shokë, bëj çtë duash, 5, 7, 10 vota. Nëse jo e di se çfarë do të ndodhë. Ikën nga puna. Nëse vëllai, motra, kushëriri, që jeton në Milano, Selanik, Londër, kudo nëpër evropë dhe botë ku gjezdis eloktoralisht shefi qeverisë dhe nuk shkon në takime të tij, atëherë mendo për një punë tjetër.

Emigrantët janë shenjestra e re e mazhorancës, pas eksodit masiv, si një mundësi për të zëvëndësiuar brakjtisjen e brendshme. Kemi një patronazhim të ri. Jo thjesht informacion në detaje për kë voton, kë mbështet. Jo. Tani kemi Patronzhim të Kafshatës. Një përshkallëzim agresiv kontrolli të dhunshëm. Mjerimi ekonomik i thelluar, ka rritur varësinë frikshëm ndaj pushtetit. Fatkeqësisht varësia e stomakut, është bërë faktor me rëndësi të madhe zgjedhore në Shqipëri, duke qenë krimi i parë elektoral dhe penal i shfaqur përditë e më shpesh gjashtë muaj para datës së votimeve.

Bizneset kanë gjithnjë e më të pranishëm taksidarët kanosës te dera. Buxheti hodhi ca gjysëm gjela pensionistësh, një me nisjen e fushatës, e tjetrin para datës së parlamentarëve. Masakra e buxhetit është dëshmi shtesë. Autokrati kërkon të qëndrojë në karriken e kryeministrit me çdo kusht, duke e përdorur si mjet dhe mundësi amnistie nga ndekja penale.

Duke prodhuar panik, frikë, pamundësi ushqimore, heqje mundësisë së punës, rrezikun e pronës, përdorjen e drejtësisë, mazhoranca ka krijuar një moçal sa kriminal aq edhe asgjësues të procesit. Mbikqyrja elektronike dhe fizike është e imtësuar në çdo zhvillim. Ka një lloj dosje reale për këdo dhe mbi të korrektohet se si duhet rrëmbyer vullneti elektoral.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related