Hapet në ‘Kushtetuese’ dosja “Berisha”, shqyrtohet nëse masa e SPAK “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”…

Data

Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pavlefshmërinë e masës detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit të vendosur ndaj tij në muajin tetor të vitit të shkuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Seanca u zhvillua pa praninë e palëve dhe mbi bazë dokumentesh, ku tetë anëtarët e institucionit më të lartë të drejtësisë ballafaqojnë pretendimet dhe zhvillimet.

Në këtë ditë të parë të shqyrtimit të çështjes anëtarët nuk arritën të merrnin një vendim çka do të jepet në një tjetër mbledhje. Kryetarit të PD iu ngrit akuzë rreth një viti më parë për privatizimin e kompleksit Partizani. Në të njëjtën çështje është dhe Jamarbër Malltezi, ku i cili rezulton përfitues i një pjese të tokës. Por SPAK akuzon se përfitimi i kthimit të truallit dhe privatizimi i kompleksit është realizuar përmes përfitimit.

Në deklarimin e parë të masave, Berisha refuzoi të paraqitej ç’ka bëri që më tej SPAK t’i drejtohej Parlamentit për një masë tjetër shtrënguese atë të arrestit. Në ditën e fundit të dhjetorit GJKKO miratoi izolimin në banesë, ndërsa Berisha ndoqi rrugët e gjyqësorit për të zhbërë masën e parë. Ndërkaq prokuroria e posaçme ka deklaruar përfundimin e hetimeve dhe nisjen e gjykimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related