“Një yll u shua”/ Vr@sja e 14-vjeçarit, Berisha: Tronditëse! I morën jetën tek dera e shkollës

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin ditën e djeshme, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra nga një bashkëmoshatar i tij pak metra nga shkolla ‘Fan Noli”, ku ishte edhe nxënës.

Berisha në një postim në rrjetet sociale, iu shprehu ngushëllimet familjarëve, shokëve dhe ekipit ku stërvitej 14-vjeçari Marin Cani.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes, shokëve, miqve, ekipit të 14-vjeçarit, Martin Cani, që i morën jetën me një mori thikash në trupin e tij të njomë”, shkruan kryedemokati.

Ndërsa shtoi se dënon me forcën me të madhe aktin makabër dhe autorët e tij, që i morën jetën nxënësit 14-vjeçar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related