Masat e SPAK pa autorizimin e Kuvendit, Kushtetuesja shqyrton ankimin e Berishës

Data

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimin e kreut demokrat Sali Berisha, i cili kërkon shpalljen anti-kushtetuese të masave të dhënë nga SPAK, pa autorizimin e Kuvendit.

Bëhet fjalë për masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” të cilat SPAK i aplikoi ndaj ish-Kryeministrit, pa iu drejtuar më parë Kuvendit për autorizim. Berisha i shpërfilli këto masa duke i cilësuar si anti-kushtetuese, përderisa ato i kufizonin të drejtat si deputet.

Pikërisht lidhur me këto dy masa të SPAK, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë sot dhe të shprehet nëse Prokuroria Speciale ka zbatuar ose jo Kushtetutën.

Më herët Berisha përmes mbrojtësve të tij ligjorë kërkoi që nga trupa që do të merrte në shqyrtim çështjen e tij të përjashtohej gjyqtarja Marsida Xhaferllari, bashkëjetuese e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Përplasjet mes Berishës dhe Alibeajt përbënin thelbin e kërkesës së avokatëve të ish-Kryeministrit që kërkonin përjashtimin nga trupa të Xhaferllarit, duke e cilësuar gjyqtaren si në konflikt interesi. Kushtetuesja e rrëzoi këtë kërkesë të avokatëve të Berishës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related