Vr*sja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”, policia arreston autorin e dyshuar

Data

Policia e Tiranës arreston një 14-vjeçar si autor të dyshuar të vrasjes së bashk◄moshatarit të tij ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli në kryeqytet. Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta.

Njoftimi

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related