Gazetari ‘plas’ bombën: Një nxënës i gjimnazit “Petro Nini” u kap me t*ikë dhe s*patë në çantë, ngjarja u fsheh

Data

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një denoncim të rëndë ku tregohet se para 10 ditësh, një nxënësi të ‘Gjimnazit Petro Nini’ në Tiranë, i është gjetur një thikë dhe një sopatë e vogël në çantën e shkollës, pas kontrollit nga ana e mësueses dhe drejtoreshës.

Por pjesa më e rëndë qëndron në faktin që policia nuk e ka referuar këtë rast dhe së bashku me Ministrinë e Arsimit e kanë fshehur si ngjarje.

‘Për rastin në fjalë ju ftoj të investigoni dhe do vërtetoni që gjithçka ka ndodhur në sytë e fëmijëve dhe policia e ministria e fshehën si ngjarje’, theksohet në denoncim.

Mësuesit përballen me akte të rënda dhune…

Një prind më rishkruan një mesazh gabimisht të fshirë nga unë…

Jam një prind i një nxënësi të shkollës Petro Nini dhe dua tju referoj për sa më ka informuar im bir që ka ndodhur në këtë shkollë para 10 ditësh.

Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e Petro Ninit atë ditë kishin bllokuar fizikisht një nxënës të këtij gjimnazi dhe e kishin kontrolluar me forcë, duke i gjetur një thikë në trup dhe një sopatë të vogël të futur në çantën e shkollës.

Ky nxënës problematik mburrej në klasë me këto armë të ftohta dhe shokët e klasës e referuan rastin tek mësuesja, e cila për të qenë të sinqertë duhet përgëzuar për iniciativën e kontrollit të befasishëm së bashku me drejtoreshën.

Menjëherë kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë e cila shkoi dhe bëri shoqërimin e nxënësit dhe sekuestrimin e armëve të ftohta.

Nxënësi u përjashtua nga shkolla dhe ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga shumë nxënës të këtij gjimnazi.

Policia nuk e ka referuar fatkeqësisht këtë rast dhe së bashku me Ministrinë e Arsimit e kanë fshehur si ngjarje.

Për fat të keq sot ndodhi në shkollën Fan Noli e njëjta ngjarje që tek gjimnazi Petro Nini u parandalua nga një mësuese e përgjegjshme dhe një drejtoreshë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related