Ditën e sotme, kanë dalë para prokurorëve të SPAK, 10 pjesëtarët e grupit kriminal të akuzuar për trafikun e dro*ës nga vendet e Amerikës Latine. Ata janë: Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiwlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano. Të arrestuarit u kapën në flagrancë, ndërsa seanca gjyqësore nisi rreth orës 09:30.
Pamjet e publikuara tregojnë të arrestuarit pas hekurave, ndërkohë që seanca u ndërpre për rreth 30 minuta, që avokatët të kishin kohë të njiheshin me kërkesën e Prokurorisë. Ky grup kriminal akuzohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Shqipëri, një aktivitet që ka ngritur shqetësime për lidhjet e mundshme me grupe të tjera ndërkombëtare kr*minale.
