Dhu*oi familjen Caca në Fushë Krujë, vëllai i ish-deputetit Rraja “feston” lirimin me puro!

Data

Flamur Rraja u arrestua për plasgosjen e Kujtim Cacës dhe babait të tij, por koha në ambientet e Komisiariatit të Policisë i ka zgjatur shumë pak. Sipas njoftimit të bërë me dije nga Policia e Shtetit, Rraja, 55-vjeç, po procedohet në gjendje të lirë edhe pse akuzohet për “plagosje të lehtë të kryer me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C. Materialet i kaluan Prokurorisë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related