BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

Data

Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, tashmë në largim, Josep Borrell, muaj më parë kishte dhënë një rekomandim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por për marrjen e vendimit duhet dakordimi i të  gjitha shteteve anëtare. Aktualisht mbetet e paqartë, nëse do të ketë vendim në këtë mandat të Komisionit, ndonëse vazhdimisht po diskutohet në grupet punuese të BE-së.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti të premten në një konferencë për medie në Bruksel se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht prej veprimeve të Kosovës në terren, sidomos në veri të Kosovës. “Përgjigja është sikurse herën e fundit dhe ҫështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, tha Stano, ndonëse nuk kishte një përgjigje, nëse masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian, apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.

Kosova: Nuk arsyetohet mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese

Nga ana e tyre autoritetet më të larta të Kosovës i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s’ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se “vazhdimi i masave ndaj Kosovës është i padrejtë dhe se vendi i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related