Deputetja e PD-së, Elda Hoti deklaron se dosjet e kryebashkiakes së Kurbinit, Majlinda Cara janë bërë “mal” në Prokurorinë e Posaçme, ku mbi të rëndojnë akuzat nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderat e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve.
Deputetja demokrate shtoi më tej se nëse institucionet do të vepronin, Majlinda Cara sot nuk do të ishte ne karrigen e kryetares se bashkisë, por do të ishte në karrigen e të pandehurës, duke u përballur me drejtësinë.
DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PD PËR QARKUN LEZHË, ELDA HOTI
Jam në këtë konferencë për shtyp për t’i bërë publike se kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara i janë bërë mal dosjet në SPAK, për disa vepra penale nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderat e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve.
