Ai është ndoshta ndër super miliarderët me moshën më të vjetër në botë. 94-vjeçari George Soros dallohet si një njeri që ka krijuar një rrjet të gjerë të kompanive në thuajse të gjithë rruzullin tokësor , ku përmes së cilave ka arritur të përfshihet bindshëm në jetën politike dhe sociale të shumë shteteve.
Rasti i fundit i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vërtetoi edhe një herë se tentativat e Soros për të ndikuar në politikat vendimmarrëse janë në qendër të aktivitetit të tij mbarëkombëtar. Përfshirja pranë kandidates Kamala Harris (gjithnjë në prapaskenë) vërtetoi edhe një herë tentativën e vazhdueshme të miliarderit për të shtrirë tentakulat në të gjithë Amerikën.
Strategjia
Por megjithëse këtë nuk e arriti dot, për shkak se zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA u fituan nga Republikani, Donald Trump (një kundërshtar i fuqishëm i Soros), miliarderi “thundrën” e tij gjithsesi e ka ende të zhytur thellë në shumë shtete të botës. Një ndër këto është edhe Shqipëria. Organizatat e kontrolluara nga Soros dhe njerëzit e tij janë prezentë në vendin tonë që në vitet e para të demokracisë. Miliarderi ka “firmën” e tij në disa organizata të ngritura në Shqipëri si edhe në disa media. Po ashtu Soros ka qenë një ndër “kumbarët” kryesore të karrierës politike të një pjese të mirë të drejtuesve aktualë të vendit.
Përfshirja e njerëzve të sponsorizuar nga ai në dy partitë kryesore politike, Partia Demorkatike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) është në një shkallë të konsiderueshme. Mirëpo me ardhjen e Trump në krye të Presidencës amerikane duket se ndikimi i tentakulave të Sorosit, jo vetëm në SHBA, por çdokund, do nisë të bjerë. Presidenti republikan është gati ta shpallë Sorosin si “kërcënim për sigurinë kombëtare” në bazë të dokumentave të shumta që kanë rrjedhur mbi të dhe ndikimin e fuqishëm në disa ngjarje botërore. Në këto kushte, natyrshëm lufta e Trump ndaj Sorosit do ndikojë edhe uljen e ndikimit të rrjetës së tij në jetën politike e shoqërore. Por a do të preken “rapsodët” e “oktapodët” e Sorosit në politikë, media dhe shoqëri civile në Shqipëri që kanë në duar “çelësat” e pushtetit. Gjasat janë që po.
Emrat
Ndërkohë disa emra që janë të rrezikuar pritet të dalin jashtë loje. Mes emrave që njihen si njerëz të miliarderit Xhorxh Soros në Shqipëri janë kryeministri Edi Rama; bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku; kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ish-ministrja Olta Xhaçka, Delina Fico, Remzi Lani apo ish-kryeministri Sali Berisha që dikur manjatit i fali fondacionin Soros, ish-presidenti Ilir Meta që ka si “zar” të tij drejtorin e fondacionit Besa, Bajram Muçaj; drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ish-ministri i Financave, Ervin Mete dhe anëtarë të G99 dhe lëvizjes Mjaft. Por lista e emrave është edhe më e gjatë. Disa vite më parë avokat i njohur, Altin Gonxhaj ka zbuluara disa emra që i shërbejnë miliarderit Soros.
“Soros hedh 1 dhe merr minimumi 10. Në vitin 1995 ngriti programin e zhvillimit të arsimit gjoja për të ndërtuar shkolla. Leu me bojë disa fasada dhe ngriti një firma projektimi. Kur erdhi kriza kosovare nëpërmjet Fondacionit që ngriti AEDP ? Soros thithi dhjetra miliona euro nga qeveritë e huaja dhe Banka Botërore dhe bëri një vërë në ujë duke lyer fasada dhe nxorri 10-fish paratë që harxhoi deri ne 1999. Sot e gjithë Reforma e Drejtësisë psh është e gjitha ?e blerë? me paratë e Soros dhe këtë e ka pohuar vetë publikisht Fatmir Xhafa para gjithë mediave në fund të Dhjetorit.
Janë disa spinoffe të Soros që kryejnë shumë shërbime të rëndësishme në kontrollin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile, si MJAFT, CoPlan, ISB, Agenda, Aleanca Gjinore, Refleksionet, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Instituti i Komunikimit, Organizata Politike, BIRN Albania, etj. Personi që mbulon Shqipërinë: Jonas Rolet. Kupola e Mazhorancës: Olsi Rama, Linda Basha Rama, Milva Ekonomi, Endri Fuga, Valdete Sala, Henri Neim Çili, Koço Kokëdhima, Bashkim Sala, Piro Misha, Ardian Fullani, Artur Metani, Arjana Fullani, Andi Dobrushi, Ana Gjokutaj, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Blendi Çuçi, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku, Ilir Beqja, Dritan Prifti. Instrumentet kryesore të kontrollit të informacionit: Instituti Shqiptar i Medias dhe BIRN Albania (kontrollohen nga Remzi Lani).
