Artur Meçollari zbardh standardet e dyfishta të Ramës me Altin Dumanin dhe aleatin e Putin, ja pse e anuloi Blinken

Data

Kapiteni i rangut të parë dhe ish-komandat i Forcave Detare, Artur Meçollari ka zbardhur standardet e dyfishta të kryeministrit Edi Rama sa i takon lidhjeve të tij të dyshimta me figura kontraversale në skenën ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve janë hedhur akuza për lojën e dyfishtë që Rama ndjek. Por së fundmi standardi i dyfishtë i kryeministrit Rama është bërë i qartë për të gjithë, pas një zhvillimi të papritur që ka ngritur shumë pikëpyetje rreth qëndrimeve të tij në politikën ndërkombëtare. Pak ditë më parë kryeministri Rama ka qenë në një vizite zyrtare në Baku në Azerbajxhan, teksa atje ka qenë i ftuar në një darkë, pjesë e së cilës ka qenë edhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit dhe një mbështetës i hapur i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Detajet

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Meçollari ka vënë në dukje, se ndërkohë që Rama pozicionohet si kritik i Kremlinit në fjalë, ai po zhvillon një diplomaci të dyfishtë që përfshin takime me krerë të regjimeve autoritare dhe mbështetës të regjimit të Putin, sikundër është presidenti Lukashenko. Megjithatë Rama mund të justifikojë uljen e tij në atë darkë disa ditë më parë me diktatorin Aleksandër Lukashenko në Baku, duke thënë se ishte ftuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Por, ky nuk është justifikim. Sakaq në të njëjtën kohë, ish-komandat i Forcave Detare, Artur Meçollari zbulon se shefi i qeverisës shqiptare është përballur me një kritikë të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken anuloi një darkë të paralajmëruar me kryeministrin Rama në Tiranë në shkurt të këtij viti.

Madje zoti Meçollari ka zbuluar edhe arsyet. Sipas tij, Rama ka refuzuar që të ftojë në atë darkë kreun e SPAK, Altin Dumanin. “Standarti i dyfishtë me Dumanin dhe Lukashenkon. KM Rama do ta justifikoi uljen në një darkë disa ditë më parë me diktatorin Lukashenko në Baku, pasi ishte i ftuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Në 15 shkurt 2024 Sekretari i Shtetit të SHBA  Antony Blinken anuloi darkën me KM Rama në Tiranë sepse KM Rama ky nuk pranoi që në darkë të ishte edhe kreu i SPAK Altin Dumani. Pra, KM Rama paska kurajo të kundërshtoj Sekretarin Blinken për një shqiptar si kreu i SPAK, por jo presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan për një diktator dhe aleat të Putinit”, shkruan Meçollari.

Por kjo përballje e dyfishtë është shumë simbolike. Rama, me kurajon për të kundërshtuar një zyrtar të lartë të SHBA, nuk heziton të ulet me një aleat të Putinit dhe një diktator të njohur për shkeljen e të drejtave të njeriut. Ky veprim flet qartë për një politikë të dyfishtë, ku interesa të ngushta dhe marrëdhënie të dyshimta duket se peshojnë më shumë sesa angazhimet ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe vlerave demokratike.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë theksojmë se këtë javë kryeministri Edi Rama mori pjesë në një darkë informale në Azerbajxhan, të organizuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ku e cilësoi sheikun arab një mik të Shqipërisë. Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë gjithashtu presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, aleat i ngushtë i Putinit, megjithëse pamjet e tij kanë munguar në postimet e Ramës. Fotografitë e publikuara nga agjencitë zyrtare të Emirateve dhe Bjellorusisë kanë zbuluar praninë e Lukashenkos, duke ngritur pyetje për qëndrimet diplomatike të kryeministrit shqiptar. Nga ana tjetër, kujtojmë se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë më 15 shkurt 2024, duket se krijoi një situatë të tensionuar në qeverinë e Edi Ramës.

Fillimisht, vizita u paraqit si një arritje diplomatike për kryeministrin, i cili u përfshi në lajmë të entuziazmuara për mbështetje nga SHBA. Megjithatë, pas largimit të Blinken, është bërë e qartë se mesazhi i vërtetë ishte ndryshe. Takimi mes Ramës dhe Blinken ishte një mundësi diplomatikë, por pas takimit, qëndrimet e vërteta u zbuluan. Në një lëvizje të papritur, Blinken anuloi darkën e planifikuar me Ramën në vilën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, një akt që i shtoi më shumë tensionet mes dy palëve. Në vend të darkës, Blinken bëri një deklaratë, duke thënë se do të takohej edhe me opozitën pas darkës, por kjo nuk ndodhi. Për këtë, Rama reagoi me batuta, duke nënvlerësuar preferencën e Blinken për ushqimin shqiptar ndaj atij gjerman që zgjodhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related