Zbulohet laboratori i kok@nës, detaje nga aksioni antidr@gë te “Kodra e Diellit”! Operacioni i shtrirë edhe në Fushë-Krujë, drejtohet nga SPAK dhe autoritetet spanjolle

Data

Një operacioni i gjerë antidr@ga është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Kodrës së Diellit 2 në Tiranë, por mësohet se është shtrirë edhe në zonën e Fushë Krujës.

Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi kriminal.

Po ashtu është gjetur një sasi kokaine në një banesë në Qerekë të Fushë Krujës, ndërsa te Kodra e Diellit 2 dyshohet për një laborator droge

Gjithashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, por raportohet për disa persona të ndalur, të cilët kanë bashkëpunuar me grupe kriminale të huaja.

Ky operacion udhëhiqet nga SPAK dhe autoritetet spanjolle.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related