“SPAK, produkt i akteve antikushtetuese”, Meta reagon nga qelia: Djegia e mandateve të opozitës e përshpejtoi…

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga ambientet e burgut 313 përmes një shkrimi në rrjetet e tij sociale. Meta theksoi në shkrim se “tymnajat e propagandës rilindase, nuk mbulojnë dot faktet dhe të vërtetat që provojnë qëndrueshmërinë e Metës përballë Reformës në Drejtësi gjatë roleve publike që ka pasur në politikën shqiptare ndër vite”.

“Tymnajat nuk mbulojnë dot faktet dhe të vërtetat e mëdha, që provojnë koherencën e Ilir Metës në raport me Kushtetutën në çdo kohë e sidomos me Reformën në Drejtësi, që në mënyrë antikushtetuese u kthye në Ramaformë si një kobure në duart e tij për të asgjësuar kundërshtarët kryesorë politikë dhe garantuar pandëshkueshmërinë e tij”, tha Meta.

Ai e përshkroi rolin e tij si kryetar i Kuvendit dhe kryetar i LSI-së, si faktor përcaktues i mazhorancës në atë periudhë. “U ra dakord për Reformën në Drejtësi me kusht që ajo të ekzaminohej dhe certifikohej nga Komisioni i Venecias”, shtoi Meta.

“Edhe kështu u bë dhe u votua, pavarësisht nga lojërat e Edi Ramës dhe McGonigalëve nga të dyja brigjet e Atlantikut. Edhe kur Edi Rama bashkë me ata e prishi konsensusin që ishte arritur më parë falë insistimit tim dhe bllokuan Komisionin e Reformës Zgjedhore të mblidhej për të reflektuar konsensusin që ishte arritur, përsëri i keni të dokumentuara me zë e figurë momentet kur unë si Kryetar i Kuvendit ndërpreva seancën plenare dhe i thirra të dy ambasadorët që ishin në lozhë (të SHBA dhe BE), si edhe Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për t’u takuar për të kuptuar se kush po prishte konsensusin. Dihet se i vetmi që nuk erdhi ishte Edi Rama pasi ai qëndronte pas gjithë kësaj intrige, që synonte kapjen e sistemit të drejtësisë direkt përmes ndryshimeve kushtetuese, gjë që nuk e arriti dot atëherë, ndaj u votua me 140 vota”, theksoi Presidenti i PL-së.
Meta nuk i ndali akuzat për bashkëpunimet mes Prokurorëve, Këshillit të Lartë Drejtues dhe McGonigal.

“Por kuptohet, ai së bashku me McGonigalët e tij e arritën qëllimin më vonë dhe hap pas hapi”, tha Meta duke sjellë si argument, sipas tij, zgjedhjen antikushtetuese të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku,

Sipas Metës, “opozita jo vetëm që nuk ndërmori asnjë hap për të parandaluar skenarin e lexueshëm të Ramës për kapjen e Prokurorisë, por edhe pasi hodhi shashka tymuese në sallën e Kuvendit kur u zgjodh Arta Marku me 69 vota, nuk u ankua në Gjykatën Kushtetuese edhe pse ajo ishte ende funksionale dhe shkelja e Kushtetutës ishte shumë flagrante”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related