Mbyllen përgatitjet e fundit, Shqipëria gati për ndeshjen ndaj Çekisë

Data

Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim.

Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekip në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike.

Ndeshja Shqipëri – Çeki e vlefshme për grupit B1 të Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related