Ilir Meta zbulon se prej një viti ka pasur oferta nga njerëz brenda SPAK për t’u arratisur dhe shmangur arrestimin…

Data

Ish-presidenti Ilir Meta ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në paraburgimin e “313”-ës në Tiranë, teksa ka shpjeguar edhe pse nuk ka pranuar të transferohet në burgun e Fierit. Presidenti i Partisë së Lirisë ka treguar se si e kalon kohën e lirë në qeli, në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”. Ndër të tjera, Meta zbuloi se njerëz të SPAK prej një viti i kishin sugjeruar të arratisej. Sipas Metës, qëllimi ishte që ta shmangnin nga aksionin opozitar dhe refuzimi çoi në rrëmbimin dhe izolimin e tij.

Po ashtu, zoti Meta e cilëson arrestimin e prag zgjedhjesh si politik dhe tha se nuk ka asnjë akuzë zyrtare për prangosjen e tij. Ndërkohë ai është pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg edhe pse kjo e fundit ta pranuar të marrë fajësinë ne vend të tij. Ish-presidenti Meta tha se përgjegjësitë ligjore janë individuale dhe jo kolektive dhe të transferueshme. Ai shton se qëndrimet e Monika Kryemadhit janë për qëllime personale të saj dhe sipas Metës, nuk i shërbejnë aspak.

Pjesë nga intervista e Metës

-A mund të na flisni pak për kushtet tuaja në burg? Si është një ditë e juaja tek “313”-ta? Qëndroni vetëm në dhomë?

Dita ime është e mbushur kryesisht me lexime, shënime, kujtime dhe me letra që u shkruaj kolegëve, miqve e të afërmve dhe po kështu duke lexuar letrat e tyre. Po qëndroj vetëm, por nuk ndihem vetëm. Ndërkohë bëj ushtrime të ndryshme stretching, etj. Akuzoheni për korrupsion për tre raste, pastrim parash dhe mosdeklarim dhe fshehje pasurie, a i druheni faktit që mund të kaloni një kohë të gjatë në burg për këto akuza?

Nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur ndaj meje. Çdo gjë bazohet vetëm në hamendësime dhe në deklarata dhe kallëzime të personave të inkriminuar dhe me probleme me drejtësinë. Po jua përsëris që nuk kanë asnjë akuzë, asnjë prove apo fakt penal kundër meje, prezumohem i pafajshëm dhe në këto kushte dënimi ekziston vetëm në mendjet perverse të atyre që e ideuan dhe ekzekutuan këtë plan rrëmbimi politik për të përjetësuar Shqipërinë si koloni të Sorosit dhe mafias ndërkombëtare.

-Në një intervistë tjetër ju keni deklaruar se keni patur mundësi, por edhe oferta për t’u larguar. Nga kush i keni patur këto oferta?

Po është shumë e vërtetë që njerëz të regjimit dhe SPAK-ut prej një viti më kanë sugjeruar, jo për të më ndihmuar mua, por për të më shmangur nga aksioni opozitar dhe patriotik. Kjo provohet me faktin që pas refuzimeve të mia edhe publike, ata aktivizuan një proces fals për të më rrëmbyer dhe izoluar nga opozitarizmi siç e shpjegova më lart.

-Ju, pra LSI në zgjedhjet e fundit keni marrë rreth 107.5 mijë vota (dhe 4 mandate). Me ju në arrest në burg, a i druheni faktit që ky votues mund të kalojë majtas? E bëj këtë pyetje sepse në thelb ata votues janë të majtë e si rrjedhojë janë më të prirur të shkojnë majtas se djathtas.

Partia e Lirisë do të arrijë një rezultat shumë premtues. Ky rrëmbim do t’u kthehet në boomerang atyre që e realizuan dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Lidhur me partiçkat që paskan fituar pëlqyeshmëri janë thjesht produkte njëpërdorimshme të “Rilindjes” me qëllim krijimin e perceptimeve për përçarjen e opozitës. Ato janë thjesht shashka si G99 që bëjnë zhurmë por zero politikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related