Rritja e kërkesave për azil, eksperti: Ja përse të rinjtë po largohen drejt vendeve të BE-së

Data

Rritja e kërkesave për azil nga kosovarët pas liberalizimit të vizave në janarin e këtij viti ka nxitur një sërë shqetësimesh për shume organizata joqeveritare në vend.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat vetëm nga janari deri në korrik të këtij viti 550 persona kanë kërkuar azil çdo muaj në vendet e unionit.

Milazim Gashi, ekspert sigurie tha përmes një interviste televizive, se të rinjtë po largohen për shkak të pagave më të larta në BE.

“Kosova ka pasur një migrim që nga vitet ’70 me BE, andaj reagimi i qeverisë Kurti duke e ditur që Kosova po kalon me një fazë të liberalizmit të vizave, e them me përgjegjësi që nuk ka ngritur asnjë alternativë publike, apo t’i japë konotacion tjetër zgjidhjes së problemit të punësimit të të rinjve ose të ndonjë problemi tjetër.

Është shqetësim i madh për shkak se Kosova me statistika e regjistrimit të fundit i ka mbi 45% të banorëve që gjendet në BE, Gjermani, Francë dh Zvicër.

Të gjithë të rinjtë largohen se kanë mundësi punësimi tek familjarët e tyre apo tek ndonjë i afër i tyre që gjindet në zonën europiane. Një prej elementëve pse të rinjtë ikin është që brezi familjar po i ofron akomodim jo të rregullt të punësimit brenda BE-së.

Mesatarja e rrogës në Kosovës është e ulët sepse kërkesat dhe shpenzimet janë më të larta.

Duke parë çdo anëtar i familje shpenzimet e larta, po kërkojnë alternativë të dytë, paga më të larta. Mesatarja është 350 euro.

Të rinjtë po largohen për shkak të pagave më të larta që gjinden në BE.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related