Edmond Haxhinasto del pas katër orësh dëshmi në SPAK: Kam ardhur për çështje të caktuara

Data

Edmond Haxhinasto ndodhej prej orës 14:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se zyrtari i Partisë së Lirisë është thirrur lidhur me dosjet Meta-Kryemadhi, në cilësinë e Ministrit të Energjisë. Ai është thirrur për të dhënë më shumë informacion lidhur me marrëveshjet e nënshkruara.

Kujtojmë që gjatë periudhës 2010–12, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Re­publikës së Shqipërisë

Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Ndërsa, në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related