Tentoi të përfitonte një tokë në lagunën e Patokut, ndalohet kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe (Emri)

Data

Tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut, duke shpërdoruar detyrën, ndalohet kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me iniciativë shtetasin Krito Fred Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related