Opozita kërkon Ramën te ‘Shëndetësia’, deputeti socialist: Është palidhje, ku është abuzimi se nuk po shikojmë abuzim

Data

Deputeti socialist Ilir Pendarvinji është shprehur kundër paraqitjes së kryeministrit Edi Rama në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi, duke thënë se kreu i qeverisë nuk ka asnjë lidhje.

Edhe për Vilma Nushin, të cilën opozita e akuzon se ka përfituar 1.7 milionë euro divident, deputeti i PS thotë se nuk ka lidhje.

Sipas tij në koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up nuk ka abuzime dhe se e gjitha është “zhurmë për asgjë”.

“Ç’lidhje ka kryeministri Rama me këtë pjesë. Clidhje ka për të ardhur dhe për të diskutuar. Është palidhje në procedurën e këtij komisioni. Sa i përket këtyre dy koncesione, në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndihmën për mjekë, ka dalë më së miri në këtë komision.

Për pjesën e abuzimit se ka fituar Vilma Nushi 1.7 divident, çlidhje ka. Ku është abuzimi se nuk po shikojmë abuzim. Shumë zhurmë për asgjë”, tha Pendarvinji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related