Sekretari Politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi shprehet në një reagim në Facebook se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili ishte dëshmitar ditën e djeshme në gjyqin për shefin e tij Pëllumb Salillari, deklaroi që: “as jam i dënuar, as e kam mik Oligarkun Salillari as e kam takuar, drekuar e darkuar dhe as i kam dhënë tendera”.
Maliqi thekson se i dënuari dhe i paafti Hajdari, s’ju përgjigj mbi 10 pyetjeve, por paralajmëron më tej se në ditët në vazhdim, do të publikojnë sa tendera ka marrë shefi i tij Salillari, nipi, krushku, nenkontraktorët e tij dhe gjithë skemën e qarkullimit të buxhetit të Bashkisë Kuçovë dorë më dorë me objektin final ‘Hane e Hostele’ po në “Zona të Mbrojtura”, duke abuzuar me taksat e qytetarëve.
“Mjerë kush e drejton Bashkinë Kuçovë të dhuruar dhe grabitur nga Narkoshteti!
I dënuari Hajdari, dje dëshmitar në gjyqin për shefin e tij ish fatorinon Salillari deklaroi që: “as jam i dënuar, as e kam mik Oligarkun Salillari as e kam takuar, drekuar e darkuar dhe as i kam dhënë tendera.”
