Dështimi i sondazheve për zgjedhjet në SHBA, Bushati: Mediat humbën rolin primar

Data

Analisti Andi Bushati ka komentuar dështimin e sondazhet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat nxorën fituese Harris, ndërsa Trump fitoi me diferencë të madhe votash.

I ftuar në Syri TV, Bushati tha se ky dështim, tregoi se mediat e humbën rolin e tyre primar, atë të dhënies së realitetit për t’i qëndruar sipas tij, një ideologjie të caktuar.

Bushati  shfaqet skeptik, në atë që Trump do të ndërmarrë në të ardhmen, duke pasur parasysh që tashmë thuajse ka fituar të gjitha pushtetet, të bëjë korrigjimet e gjithë anomalive të dala nga mediat.

“Ky fjalim i Trump duhet parë në pikturën e madhe se çfarë ndodhi në Amerikë. Të gjithë s’ishim pompuar me sondazhet që janë aty aty. NYT fliste për erën e Kamala Harris. Gjithë kjo, tregoi në Amerikë për një dështim të një sistemi të tërë mediatik, të një kasti që e humbasin rolin e tyre primar për të dhënë realitetin dhe për t’i qëndruar një ideologjie të caktuar.

U mbars një fenomen që nuk ekzistonte në realitet. Kjo ka një anomali të madhe që shpjegohet me votën në Amerikë. Askush s’e parashikoi atë që treguan sondazhet. Kur konstaton sëmundjen e  Amerikës, që është edhe e perëndimit, Trump ka të drejtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related