Ilir Rrapaj dëshmoi para Komisionit Hetimor mbi PPP-të në shëndetësi/ Biznesmeni ishte krenar për…

Data

Në Tiranë komisioni hetimor parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe check-u-it në shëndetësi dëgjoi sot si dëshmitar sipërmarrësin Ilir Rrapaj mbi çështjen e sterilizimeve spitalore, një koncencion 100 milionë euro për 10 vjet. Ai është një prej pronarëve të kompanive fituese të koncensionit të sterilizimit, i cili është dërguar për gjykim nga SPAK-u nën dyshimet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrime, krahas ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish zëvendës ministrit Klodian Rrjepaj. Por siç njofton nga Tirana korrespondenti ynë Ilirian Agolli, sipërmarrësi Rrapaj deklaroi se ishte krenar për sterilizimet e arritura në spitalet shqiptare sipas standarteve të BE-së.
Me lejen e SPAK-ut dhe me ndihmën e drejtorisë së burgjeve, dëshmoi sot për disa orë para komisionit hetimor parlamentar për sterilizimet dhe check up-in shoqëruar nga avokati i tij sipërmarrësi Ilir Rrapaj, njëri prej ortakëve të bashkimit të kompanive që fitoi në fund të vitit 2015 koncensionin e sterilizimit të e pajisjeve kirurgjikale në strukturat spitalore shtetërore 9 vite më parë për 100 milionë euro.

Teksa koncensioni i sterilizimeve spitalore po hyn në vitin e dhjetë dhe të fundit të tij, SPAK-u e ka nisur çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme 9 muaj më parë në dyshimet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrime nga protagonistët nën akuzë, ndërsa një komision i posaçëm i parlamentit vazhdon hetimin, duke dëgjuar dëshmitë e pjesëtarëve të kësaj çështjeje. Ndërsa 3 shtetasit e tjerë aksionerë në kompanitë fituese italianët Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli refuzuan të merrnin pjesë në mbledhjet e komisionit, sipas kryetares Vokshi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related