Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar së fundmi një intervistë për median italian “Rai3”. Berisha gjithashtu ka ndarë në youtube intervistën e plotë ndërsa kreu i PD-së e ka zhvilluar bashkëbisedimin me gazetarin në gjuhën italiane. Ai ka komentuar gjendjen e opozitës në Shqipëri por edhe marrëveshjen e Melonit me kreun e qeverisë shqiptare për emigrantët.
Berisha gjithashtu shtoi se e vazhdon betejën e tij për parimet që mbron dhe theksoi se kauza e tij është e drejtë. Teksa bisedon me gazetarin Berisha e thekson se sipas ligjit shqiptar ai mund ta zhvillojë intervistën por sipas vendimeve të skllevërve të Ramës, jo.
Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve mes vendit tonë dhe Italisë Berisha u shpreh se është e pranueshme për ata. Ai u shpreh se kanë qenë gjithmonë kundër për një arsye të vetme, të drejtat e njeriut! Sipas tij kjo ka qenë marrëveshja më e fshehtë pas Luftës së Dytë Botërore që ka parë ndonjëherë.
