Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me demokratët

Data

Trump apo Biden?… Me administratën Republikane apo atë Demokrate i ka pasur “ditët më të mira” Shqipëria në drejtim të ekonomisë? Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun e viteve 2017-2019, kohë gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtoheshin nga Donald Trump, investimet amerikane në vend ishin pak më shumë se 52 milionë euro.

Duke mos marrë në analizë vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe atë aktual pasi ende nuk është përmbyllur, të dhënat tregojnë se gjatë administratës Biden 2021-2023, investimet amerikane në Shqipëri kapën shifrën e mbi 143 milionë eurove.

“Është qasja jonë që ka ndryshuar pak në drejtim të thithjes ndaj investimeve të huaja duke qenë më të hapur. Marrë parasysh këtu edhe projektet strategjike të fundit”, tha eksperti i ekonomisë Selim Blliku.

Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në drejtim të tregtisë së jashtme gjatë administratës Biden.

Në harkun e viteve 2021-2023 u shitën dhe blenë nga SHBA-ve produkte me vlerë mbi 744 milionë euro, 457 milionë euro prej të cilave janë importe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related