Rama shpall investitor strategjik Turjan Hyskon dhe ish-kryebashkiakun e Vorës

Data

Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin e investimit Atara Resort & Villas.

Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO 27 Construction. Kompania e parë zotërohet nga dy aksionerë. Hekuran Brahimaj, ish kryetari socialist i Bashkisë së Vorës zotëron 65 të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër prej 35 për qind e aksioneve zotërohet nga Turjan Hysko, vëllai i ish deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Eljo Hysko.

Eljo Hysko dhe Turjan Hysko

Kompania e dytë, TO 27 Construction zotërohen në masën 100 për qind nga Turjan Hysko, të cilin publiku e njeh si moderator në ekranet e televizioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related