Kampi i Gjadrit pret grupin e dytë të emigrantëve nga Italia, ankorohet në Portin e Shëngjinit anija “Libra”

Data

Anija e marinës italiane “Libra” ka mbërritur në portin e Shëngjinit me tetë emigrantë në bord, duke shënuar dërgesën e dytë nga Italia. Fillimisht, ishin planifikuar të silleshin nëntë persona në kampin e Gjadrit, por një emigrant nga Bangladeshi, i cili ishte i moshuar dhe me shëndet të dobët, nuk u lejua të transferohej.

Emigrantët u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusës nga autoritetet italiane të hënën e kaluar. Ata do të qëndrojnë fillimisht në pikën e Shëngjinit, ku do të kryhen procedurat e identifikimit. Më pas, ata që i nënshtrohen ndalimit do të transferohen në qendrën e Gjaderit për procesin e riatdhesimit

Ky është transferimi i dytë sipas marrëveshjes së re për menaxhimin e emigrantëve që mbërrijnë nga brigjet italiane, një kërkesë e qeverisë së Giorgia Melonit. Megjithatë, si në rastin e parë, ende nuk është e qartë nëse gjykatat do të lejojnë këto transferime. Anija ushtarake “Libra” ka një kapacitet për transportimin e rreth 200 pasagjerëve, por vetëm një numër i vogël emigrantësh i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related