Donald Trump është bërë sot padyshim njeriu më i fuqishëm i botës, me fitoren absolute të zgjedhjeve në SHBA. Urimet nisëm furishëm për Trump edhe pse votat nuk kanë mbaruar së numëruari. Ndër urimet e para për Trump ka qenë dhe i kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti atë një fitore të jashtëzakonshme. Ndërkohë që mes urimit, Rama e ka konsideruar nder që të punonte bashkë me të në mandatin e parë të Trump si President.
“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.
Por, nëse kthehemi pak vite më parë, ka qenë po Kryeministri Rama, i cili ka deklaruar se zgjedhja e Trump si president do ishte kërcënim për SHBA-në. Në një intervistë në vitin 2016, Rama ka deklaruar se Trump përbën një kërcënim real në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
