Vendimi për rivlerësimin e pronave, ekspertët parashikojnë rënien e shitjeve

Data

Shtyrjen nga qeveria për një afat të pacaktuar të çeljes së procesit të rivlerësimit të pronave, përfaqësuesja e shoqatës NAREA, Ilda Zaloshnja, e sheh si të paqartë.

E ftuar në një studio televizive, ajo tha se janë bllokuar transaksione për muaj me radhë në pritje të rivlerësimit, në mënyrë që norma e fitimit të ishte më e lartë.

Sipas tij, gjithë këto transaksione të lidhura me individë që prekin agjencitë imobiliare, sot janë të paqarta.

Zaloshnja deklaroi se shtyrja pa afat e procesit të rivlerësimit e lë tregun imobiliar pezull, si operatorët, por edhe blerësit dhe shitësit të cilët janë angazhuar në kontrata juridike.

“Për ata qytetarë që kishin bërë llogaritë e shitjes, nisur me një taksë prej 5% për rivlerësimin e llogarive të paluajtshme, tashmë duhet t’i bëjnë llogaritë me një taksë 15% siç ka qenë.

E gjithë tymnaja lidhur me rivlerësimin dha një shpresë për zhdërvjelltësimin e transaksioneve imobiliare dhe tashmë u kthye në hiç.

Se ministri i Financave e ka bllokuar procesin, por nuk ka dhënë një afat se kur do e rifillojë atë, nisur nga premtimi i dhënë për qytetarët.

Pati një rishikim të vlerave të referencës për Tiranën në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe që hyri në fuqi në muajin janar, duke i rritur deri në 50% në disa zona.

Rishikimi i vlerave të referencës së Tiranës, do të shoqërohej edhe me rishikim të qyteteve të tjera, të bregdetit në përgjithësi, pasi nuk kanë referuar ecurinë e vlerave të kohës.

Kemi një komunikim të paqartë nga afatet kohore, e lë tregun imobiliar pezull, ne operatorët, por edhe blerësit dhe shitësit që janë angazhuar në kontrata juridike, i lë pezull pa pasur mundësinë të kenë një pezullim pa dëm.

Nuk do të ketë shitje, nuk do të qarkullojë paraja dhe njerëzit do të presin.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related