“Babai i Kamala-s jep mësim marksizmin”, plas debati mes Sekretarit të Jashtëm dhe analistit: Pse, nëse jep mësim je..

Data

Në një rubrike televizive kishte një debat në lidhje me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Endri Ceno, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD tha se babai i Kamalas jep mësim në universitet, marksizmin. Ceno tha se Kamala Harris ka thënë madje edhe se do të vendosë edhe çmimet në treg.
Ndërsa, analisti Julian Zylo replikoi, duke i thënë Cenos se nëse jep mësim marksizmin, nuk do të thotë se je marksist. “Pse nëse jep mësim nazizmin, je nazist?”, tha ai.

Julian Zylo: Kamala Harris është në avantazh në sondazhe, por avantazhi është i lehtë. Shtetet fushë-betejë do të vendosin për fituesin e zgjedhjeve.

Endri Ceno: Babai i Kamala Harris jep mësim në një universitet dhe jep mësim marksizmin.

Julian Zylo: Mund të japësh mësim edhe nazizmin në universitet, por kjo nuk do të thotë se je nazist.

Endri Ceno: Kamala Harris ka thënë se do të vendosë edhe çmimet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related