ARRSH shpall 6 procedura për Elbasan-Lekaj, denoncimi i PD: Të gjithë tendera me kushte për të paracaktuar fituesin

Data

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në sistemin e prokurimeve gjashtë procedura që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII.
Në një konferencë për shtyp, Vangjeli tha se gjatësia e aksit të rrugës së publikuar në këto 6 procedura është më pak se 19 km, pra km është përllogaritur me vlerë 9.4 milion euro me tvsh.

Genta Vangjeli: Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në sistemin e prokurimeve gjashtë procedura që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII.
Vlera limit e gjashtë procedurave në total llogaritet në rreth 150 mln euro, të ndara në segmente rrugore si më poshtë:
“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza I” (3.5km)
“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza II” (3 km)
“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza III” (2.4 km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza I” (3.5km)
“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza II” (3 km)
“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza III” (3.25km)
Gjatësia e aksit të rrugës së publikuar në këto 6 procedura është më pak se 19 km, pra km është përllogaritur me vlerë 9.4 milion euro me tvsh.

Dokumentet përkatëse për këto procedura prokurimi janë hartuar në shkelje të hapur të ligjit 162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” (i ndryshuar), duke krijuar kushte për të paracaktuar fituesit.
1.Autoriteti Kontraktor ka shpikur ndarjen e procedurave në faza edhe pse ky koncept nuk përdoret në procedurën e hapur kur bëhet fjalë për të njëjtin objekt.

2. Pёrllogaritja e vlerёs sё kontratёs për aksin rrugor “Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII”, është kryer në kundërshtim me nenin 12 pika 8 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” (i ndryshuar). …..pasi pёr qёllim tё pёrllogaritjes sё vlerёs sё kontratёs, duhet të merret parasysh vlera e përgjithshme …..
ARRSH-ja në këtë rast, duhet të zhvillonte një procedurë të vetme prokurimi duke rritur konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatoreve të huaj apo vendas me qëllim përfundimin e veprës në tërësi.

3. Ky segment rrugor i ndarë në 6 lote, të ashtuquajtuara faza, ku secila është personalizuar mbi bazën e kritereve që plotësojnë operatorë ekonomikë të caktuar, dhe jo mbi kriteret reale që duhet të plotësohen për përmbushjen e kontratës, janë në kundërshtim me LPP nenin 2 pika “c” dhe “d”, nenin 3 pika 2, neni 21 pika 1, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi AK si garantues në respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë, transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit, të parashikuara në këtë ligj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related