Aksident në aksin Berat-Lushnje, makina përplas drejtuesin e motoçikletës
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Lushnjë në afërsi të fshatit Çukas
U bë me dije se mjeti tip Benz ka përplasur një person që sapo kishte zbritur nga motoçikleta.
Po ashtu mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motomjetit dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore
