“’I lëpihesh Ramës…’, ‘Burrë plak’”/ Plas keq mes Spahos e Shabanit: S’ke për të hyrë në politikë në 2025

Data

Debat i fortë mes Endri Shabanit dhe Edmond Spahos teksa diskutohej për situatën politike në vend.

Debati mes Endri Shabanit dhe Edmond Spahos u shndërrua në një përballje të ashpër gjatë një diskutimi për situatën politike në vend. Me tensionet që po rriten në shoqëri, dhe një atmosferë të ngarkuar politike, ata u angazhuan në një dialog të hapur që nxori në pah thellësinë e problemeve aktuale. Shabani, përfaqësues i një qasjeje më progresive, kërkoi transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet, duke theksuar se qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën për zhvillimet politike. Nga ana tjetër, Spaho, me një qëndrim më tradicional, e kritikoi Shabanin për mungesën e propozimeve konkrete që mund të adresonin shqetësimet e përditshme të njerëzve

Pjesë nga debati:

Endri Shabani: Ti shkon njëherë me Bashën, njëherë me Berishën. Aq çështje sa kam çuar në SPAK kundër Edi Ramës ju keni marrëveshje publike me Edi Ramën. Ju i keni tradhtuar protestuesit, zotin çela ju mund ta kishit amnistuar por nuk e bëtë. Amnistuat të korruptuarit.

Edmond Spaho: Deri tani demagogji pa bukë. Unë kam ardhur këtu që të bëja debat me Toni Gogun e PS, nuk e dija që jeni ju se po ta dija nuk do vija. Nuk bëj debat me ata që bëjnë opozitën e opozitës.

Endri Shabani: E di që do PS, me PS keni marrëveshje…

Edmond Spaho: Ti nuk kupton themeloren se kush e qeveris këtë vend. Do e shohësh sa keq do përfundoni pas zgjedhjeve të 2025.

Genti Çela: Partitë e reja nuk artikulojnë asnjë ide, asnjë shpresë. Artikulojnë propagandën e njëtrajtshme me qeverinë, me zotin Rama. Pra, shpif, shpif se diçka do ngelet. Askush nuk ndalon askënd të bëjë protesta të tjera. Kalimtarët që u bllokuan në trafik janë solidarizuar me protestën e opozitës. PD ka për detyrë të udhëheqë pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Endri Shabani: Nisma Thurje me vepra ka bërë opozitë kundër Edi Ramës.

Edmond Spaho: Shko lëpiju Edi Ramës, shko.

Endri Shabani: Ke moshën e babait tim, më vjen zor t’ia kthej në këtë mënyrë.

Endri Shabani: Ju keni marrëveshje me PS-në, publike. Amnistia, Kodi Zgjedhor. S’po merrem me 19 pallatet… Nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunohet në Parlament, por për çfarë? Po të bashkonin votat me Ramën për të rritur pensionet do e duartrokisja, i bashkuan votat për rrogat e veta.

Edmond Spaho: Ramës i shërben ti. S’kemi bashkuar votat me PS.

Endri Shabani: Lidhe atë që ke në studio… Më bën moral ti, burrë plak. Këta bëhen bashkë kundër shqiptarëve. Prandaj këta duhet të dalin nga politika, sepse e meritoni dhe të shkriheni si parti.

Edmond Spaho: I shërben Ramës dhe shqiptarët e kuptojnë shumë mirë. S’ke për të hyrë në politikë sepse i shërben Edi Ramës.

Endri Shabani: Jeni drejt greminës…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related