Aksidentuan për vdekje të miturin, policia arreston dy drejtuesit e mjeteve

Data

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në rrugën Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave humbi jetën i mituri 8 vjeç.

Policia ne një njoftim tha se ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Elbasan/Informacion shtes

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshm

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related