Arrestohet kryebashkiaku i këtij vendi, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Data

Një gjykatë turke ka urdhëruar arrestimin e një kryetari bashkie të lidhur me partinë kryesore opozitare të Turqisë, Partinë Popullore Republikane (CHP) për lidhje të dyshuara me militantët e PKK.
Zëvendësguvernatori i Stambollit zëvendësoi Ahmet Ozerin si kryebashkiak CHP të Esenyurt, një zonë ku ka një numër të madh emigrantësh, pasi zyra e kryeprokurorit të mërkurën e akuzoi atë si një anëtar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të jashtëligjshme.
Ozer ka mohuar akuzat e lidhura me terrorizmin, ndërsa partia e tij ka thënë se do ta mbrojë atë kundër “akuzave të pabaza” .

Qeveria e presidentit Rexhep Tajip Erdogan kontrollon zyrën e guvernatorit, ndërsa CHP kontrollon bashkinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related