Gonzato fajësoi opozitën, i përgjigjet Bardhi: Nuk e ndihmon Shqipërinë duke fshehur realitetin

Data

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratave që ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, bëri nga Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte, teksa i dorëzoi progres-raportin kryeparlamentares Spiropali.

Mes të tjerash, Gonzato komentoi dhe protestën e opozitës jashtë sallës së seancave plenare, ku tha se “opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit”.

Bardhi në përgjigjen e tij ndaj amabasadorit thekson se deputetët e opozitës janë përjashtuar me ligj nga punimet e Kuvendit. Aishton më tej se fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë.

“Bëhet thirrje që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të pasur mundësi të luajë rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet! 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related