Ngjarja që tronditi kryeqendrën e veriut Shkodrën, ku humbën jetën Hamza Lici, Flutura Basha, Arlind Bushati si dhe u p*agos rëndë Bashkim Basha, ka sjellë reagimin e fortë të Partisë Demokratike.
Këshilltarja bashkiake e PD-së, Eliona Kodra Shkreli, me tone të larta në një deklaratë për mediat, u shpreh se Policia duhet të zbardhë ngjarjen dhe të çojë para drejtësisë autorët, ndërsa shtoi më tej se Shkodra është kthyer në arenën e përgjakëshme ku vr*sësit nuk zbulohen kurrë.
Reagimi i plotë:
Ngjarja kr*minale e mbrëmjes së sotme tregon qartë se jeta e qytetarëve shkodranë nuk është e garantuar.
Rendi dhe qetesia janë ne rrezik, policia eshtë e paaftë për të reaguar ndaj kr*mit sepse është palë me të.
Dy te vd*kur dhe dy te pla*osur është bilanci i rëndë që gjakosi rrugët e Shkodrës dhe që tronditi mbarë opinionin shkodran që sot Shkodrën e krahason me Siçilinë, ku shteti bën pakt me krimin dhe mbyll sytë përballë masakrave të tilla.
Kr*mi nuk kursen më askënd. Shkodra është kthyer në arenën e përgja*ëshme ku vr*sësit nuk zbulohen kurrë. Policia dhe forcat ligjzbatuese tashmë janë gjunjëzuar përballe krimit, i cili çdo ditë e më shumë po sundon mbi shtetin.
Partia Demokratike dega Shkodër i kerkon Policisë se shtetit të ngrihet në lartësine që i jep ligji, të vihet në shërbim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe jo të behet urë politike e lidhjeve të zeza të bandave me pushtetin. Policia të zbardhë ngjarjen dhe të çojë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje ma*abre që e ka kthyer Shkodrën nga djepi i kulturës në arenën e luftbetejave kri*inale.
Kjo qeveri e in*riminuar deri në palcë duhet të shporret dhe rënia e saj do fillojë nga Shkodra, sepse Shkodra nuk pranon kurrë të kthehet në qytetin e gja*ut dhe të kr*mit!
