Një nga personat e plagosur në ate,,,,tin me ar..ë. zja,,i në Shkodër është edhe Arlind Bushati, djali i ish kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Shkodër
Mësohet se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit, Arlind Bushati afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ngjarje kjo e ndodhur me 11 tetor.
Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna.
NJOFTIMI I POLICISE 11 TETOR
Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.
NGJARJA SOT (30 TETOR)
Ndërkohe sa i takon ngjarjes se sotme (30 tetor), Arlind Bushati ka qenë duke lëvizur në një makinë me Hamza Licin, i cili mbeti i vrarë.
Sipas policisë, automjeti që udhëtonin Lici dhe Bushati dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë gruaja dhe u plagos burri.
