Xhaxhai i 15-vjeçarit që u plagos sot nga babai i tij me thikë në fshatin Vreshtas të Maliqit, ka folur për mediat, ku ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë.
“Unë e kam nip, sot më lajmëruan kur më thanë më iku truri. Për një punë telefoni janë zënë ata. Shikonte tik tok dhe i ati ia mori dhe ja theu telefonin. Sot nuk kishte shkuar në shkollë. Ai ankohet për djalin, për punët telefoni…çfarë të bëjë unë i shkreti”, tha xhaxhai për mediat.
Ndërkohë, në dëshminë e dhënë për grupin hetimor pas shoqërimit në komisariat, babai i 15-vjeçarit, Shpëtim Çuka deklaroi se u konfliktua me të birin, pasi ai nuk po shkonte në shkollë, por po qëndronte në telefon.
“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita.”, tha Shpëtim Çuka.
