Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ BBC: Çfarë kuptimi do të kenë rezultatet për Ukrainën dhe luftën në Lindjen e Mesme

Data

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në prag të zgjedhjeve presidenciale, ka nisur diskutimi se si do vijojë situata në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. 

E kjo jo më kot, pasi vetë Joe Biden, kur ndodhej në Kiev shkurtin e vitit 2023, u shpreh se“Amerka është një fener për botën”, raporton BBC.

Pikërisht ky “fener”, po ngjall diskutime, sepse bota tashmë pret të shohë kush do e marrë përgjegjësinë për të vënë “paqe” ose jo.

SHBA-të, për shkak të fuqisë ekonomike dhe ushtarake në rang global kanë qenë gjithnjë një forcë kryesore në shumë aleanca botërore.

Ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, është shprehur se “Donald Trump është makthi i Evropës, me jehonën e kërcënimit të tij për t’u tërhequr nga NATO .

Nëse Harris fiton, Gottemoeller beson se “NATO pa dyshim do të jetë në duart e mira të Uashingtonit”.

“Ajo do të jetë e gatshme të vazhdojë të punojë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian për të arritur fitoren në Ukrainë, por ajo nuk do të tërhiqet nga presioni ndaj Evropës”.

Ekziston një ndjenjë në rritje se pa marrë parasysh se kush bëhet president, presioni mbi Kievin do të rritet për të gjetur mënyra për të dalë nga kjo luftë, pasi ligjvënësit amerikanë po ngurrojnë gjithnjë e më shumë të miratojnë paketa të mëdha ndihme.

Çfarëdo që të ndodhë, Gottemoeller thotë: “Unë nuk besoj se NATO duhet të shpërbëhet. Evropa do të duhet të ‘hapë rrugë përpara për të udhëhequr’”.

Trump e ka bërë të qartë se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe bashkë me të edhe mbështetjen e madhe ushtarake dhe financiare të SHBA-së.

Nga ana tjetër Kamala Harris ka thënë: “Kam qenë krenare që qëndroj me Ukrainën. Unë do të vazhdoj të qëndroj me Ukrainën dhe unë do të punoj për të siguruar që Ukraina të fitojë në këtë luftë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related