Bllokimi i rrugëve nga opozita, Drejtori i Policisë së Tiranës “zbarkon” në terren

Data

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbritur në terren për të vëzhguar nga afër protestën e opozitës e cila është shpërndarë në disa qytete.

Forca të shumta policie janë në gatishmëri pranë mbikalimit të kthesës së Kamzës me në kryer drejtorin e Policisë së Tiranës.

Opozita që nga ora 17:00 ka bllokuar 6 segmente rrugore. Aktualisht janë bllokuar rrethrrotullimi i Rrogozhinës, ai i Shkozetit dhe Segmenti te “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”, rrethrrotullimi Levan dhe në Bradashesh.

Deputetët e PD-së të ndarë në qytete të ndryshme kanë vendosur makinat e tyre si bllokadë për të mbyllur qarkullimin e rrugëve. Ky bllokim pritet të zgjasë për rreth 3 orë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related